Twitter drejt shërbimit të ri ”Super Follows”

FLORIDA, 27 shkurt /ATSH-ANSA/- Kompania Twitter punon në një shërbim pajtimi ku përdoruesit do të paguanin për përmbajtje speciale të postuar nga llogari të profilit të lartë.

Platforma njoftoi shërbimin e ri të mundshëm ”Super Follows” gjatë takimit të saj vjetor të investitorëve, në të cilin shpjegoi se po synon 315 milion përdorues deri në 2023.

Twitter aktualisht fiton nga reklamat dhe postimet e promovuara dhe me ”Super Follows” mund të shtojë më shumë të ardhura në modelin YouTube.

“Eksplorimi i mundësive të financimit të audiencës do të lejojë krijuesit dhe botuesit të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre”, tha një zëdhënës i Twitter. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.