Rinovimi i kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara/ Zyrat e aplikimit të hapura dhe sot

TIRANË, 27 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/ Ministria e Brendshme njoftoi qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme  e GJendjes Civile fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.