Prani e madhe mjegulle në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok/ ARRSH: Ulni shpejtësinë

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
“Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, shprehet ARRSH.
Ditët e fundit vendi ka pasur ditë me mot të kthjellët e temperatura të larta pë stinën. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.