Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë kush i kthen… qentë!

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AA/ – Këngëtarja amerikane Lady Gaga ofroi 500 mijë dollarë për kthimin e dy bulldogëve francezë pasi iu vodhën në Los Anxheles.

Këngëtarja në një deklaratë theksoi se po i ofron paratë për këdo që ka dy qentë e saj, pa asnjë justifikim.

”Kushdo që i ka qentë, mund të përdorë [email protected] që të marrë shpërblimin”, tha ajo.

Shëtitësi i qenve u dërgua në spital, pasi u qëllua të enjten nga një person i armatosur në Hollywood ndërsa po shëtiste qentë.

Policia tha se ai është në gjendje të mirë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.