Kaskada e Drinit/ KESH: Prurjet të qendrueshme në nivelin 380 m3/s gjatë 24 orëve, prodhimi ditor mbi 21 mijë MWh

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi të shtunën në mesditë se,  prurjet në kaskadën e lumit Drin janë të qendrueshme në nivelin 380 m3/s, dhe prodhimi ditor i energjisë elektrike arriti në mbi 21 mijë MWh.

Sipas KESH-it, shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: Hec Fierzë – 125 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat, Hec Koman – 620 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat dhe në Hec Vau Dejës – 450 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

KESH informon se nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:  Hec Fierzë 293.94 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); Hec Koman 172.49 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd) dhe Hec Vau i Dejës 74.14 mmnd (kuota max. 76 mund).

Sa i përket prodhimi ditor në të tre Hec-et, KESH informon se në Hec Fierzë është 7,870 MWh, në Hec Koman, 9 000 MWh dhe në Hec Vau Dejës, 4 320 MWh.

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin, njofton KESH.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.