BRUKSEL – Borrell: Rusia po shkëputet nga Bashkimi Europian

BRUKSEL, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rusia po shkëputet nga BE dhe presidenti Putin po përdor të gjitha mjetet, përfshirë dezinformimin, për të siguruar mbijetesën dhe për të luftuar opozitën, nënvizoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në Twitter.

“Vlerat liberale dhe demokratike të Europës konsiderohen nga qeveria e Moskës si një kërcënim për ekzistencën e saj”, shtoi ai.

Borell theksoi se javën e ardhshme lista e zyrtarëve rusë që do të preken nga sanksionet evropiane mund të bëhet operacionale.

Për më tepër, për Borrell, BE-ja kërkon veprime më të forta kundër dezinformimit dhe sulmeve kibernetike nga Rusia.

”Me Moskën është e nevojshme të gjesh një ‘modus vivendi’ për të adresuar çështjet, që nga energjia bërthamore iraniane, te klima, te furnizimet e energjisë. Unë mendoj se udhëheqësit e BE do të flasin për këtë në samitin në fund të marsit”, shtoi ai./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.