Ushtria amerikane po ndërton armën më të fuqishme në botë me rreze lazer

UASHINGTON, 26 shkurt /ATSH-AA/ – Ushtria e SHBA-së po ndërton armën më të fuqishme në botë me rreze lazer.

E ashtuquajtura Përgjigjja Operacionale Taktike e Fuqisë së Lartë (THOR) u ndërtua në Bazën e Forcave Ajrore ”Kirtland” në shtetin e Nju Meksikos. Ajo do të jetë e aftë të sigurojë mbrojtje kundër shënjestrave të shumta njëkohësisht.

Ky lloj lazeri pretendohet të jetë një milion herë më i fuqishëm se çdo lazer tjetër në botë.

Mund të eliminojë dronë, të ndalojë raketa ose të prishë sistemet elektronike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.