“T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore”/ Manastirliu: Të këpusim zinxhirin e infektimeve

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot qytetarët t’i bashkoheni sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.
“Me bashkëpunim e solidaritet, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, të këpusim zinxhirin e infektimeve”, u shpreh ajo, duke sjellë pamje nga spitalet kovid ku kurohen pacientët e prekur.
Javët e fundit ka pasur rritje të numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital, ndërsa së fundmi vihet re një tendencë në rënie, gjë që u mor në konsideratë nga ekspertët për të lënë në fuqi masat shtrënguese ekzistuese. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.