Siguria ushqimore dhe protokollet antikovid/ AKU kryen 242 inspektime, asgjësohen 10.383 tonë produkte ushqimore

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer gjatë 24 orëve të fundit 242 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në subjektet tregtare për respektimin e masave të sigurisë ushqimore, në bazë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar [email protected]

AKU bën të ditur se, gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 9 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 22 mostra në monitorim të produkteve ushqimore. Gjithashtu, me kërkesë të vetë subjektit, është krye procedura e asgjësimit të 10.383 tonë produkte ushqimore.

Në zbatim të urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 802 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

AKU si pjesë e taskforcës antikovid, vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.