REPUBLIKA ÇEKE – Sistemi shëndetësor në ekstrem të kufijve të tij

PRAGË,  26 shkurt /ATSH-DPA/ – Republika Çeke regjistroi sot gati 20 000 vdekje nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa shpërthimi i infektimeve po e tendos sistemin shëndetësor në ekstrem të kufijve të tij.

“Numri i përgjithshëm i personave të vdekur pas infektimit me COVID-19 ka arritur në 19 999”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i personave të infektuar, që nga fillimi i pandemisë, u rrit me 14 457 në 24 orët e fundit, duke shkuar në më shumë se 1,2 milionë në një vend me rreth 10,7 milionë banorë.

Kryeministri Andrej Babis paralajmëroi këtë javë se vendi po shkon drejt një katastrofe totale në spitale, nëse infektiomet nuk fillojnë të ulen.

Gjithashtu, Kabineti dha zyrtarisht dritën jeshile për bisedime me Gjermaninë dhe Poloninë në lidhje me transferimin e pacientëve me COVID-19, të cilët kanë nevojë për trajtim në kujdesin intensiv./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.