Porti i ri i tregtisë dhe peshkimit në Vlorë/ Si është dhe si do transformohet

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje pamje nga porti i Vlorës dhe sesi ai do të transformohet nga projekti i portit të ri të tregtisë e peshkimit.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e lajmëruar më parë, për Portin e Ri të tregtisë e të peshkimit në Vlorë, që do të nisë së shpejti nga ndërtimi paralelisht me Portin e Ri Turistik, i cili do të ndërtohet tek porti i vjetër i Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë”, nënvizon Rama.

Pritet që për 2-3 muaj të jetë në kantier projekti i ndërtimit të portit të ri të Vlorës, ku do të përfshihen porti i peshkatarëve, porti i mallrave dhe i trageteve me ndikim në nxitjen e zhvillimit të qytetit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.