Mbi një trilion dollarë investime në qymyr, pavarësisht përshtatjes ndaj klimës

NJU JORK, 26 shkurt /ATSH-AA/ – Në total 4 488 investitorë institucionalë kanë investime në vlerë totale 1,03 trilionë dollarë në ndërmarrjet që veprojnë përgjatë zinxhirit të vlerës së karbonit termik pavarësisht krizës në rritje të klimës, sipas një studim i ri.

Studimi nga “Urgewald”, “Reclaim Finance”, “Rainforest Action Network”, “350.org”, Japonia dhe 25 partnerë të organizatave joqeveritare, zbuloi financuesit dhe investitorët që qëndrojnë pas industrisë globale të qymyrit, e cila pa angazhimin e tyre nuk mund të ketë tranzicion të energjisë në përputhje me objektivin e përshtatjes së klimës për 1.5 gradë Celsius.

Studimi tregon se tranzicioni i energjisë së pastër duhet të fillojë tani dhe kërkon t’i jepet fund menjëherë zgjerimit të industrisë së karburanteve fosile.

Megjithatë, sipas studimit, e kundërta po ndodh pasi njoftimet e paqarta të objektivit “zero emetime” për vitin 2050 “po bëhen moderne dhe shërbejnë si një mashtrim për të maskuar gatishmërinë e institucioneve financiare për të ndërmarrë veprime vendimtare”.

Studimi zbuloi se mbështetja totale e bankave tregtare për industrinë e qymyrit është më e lartë se në vitin 2016.

Bankat siguruan 491 miliardë dollarë përmes huazimit dhe nënshkrimit të 935 kompanive të listuara në Listën Globale të Largimit nga Qymyri. Hulumtimi llogariti se kjo shumë u rrit me 11 për qind në 543 miliardë dollarë deri në vitin 2019, ndërsa në janar 2021, një total prej 4.488 investitorësh institucionalë mbajtën investime në vlerë prej 1.03 trilionë dollarë në kompani në mbarë botën që veprojnë në zinxhirin e vlerës së qymyrit termik.

Investitorët amerikanë përbëjnë 58 për qind të investimeve institucionale në industrinë globale të qymyrit me aksione dhe bono me vlerë prej 602 miliardë dollarë.

Kompania amerikane e fondeve të përbashkëta “Vanguard” ka 86 miliardë dollarë nga kjo shumë, e ndjekur nga menaxheri më i madh i aseteve në botë dhe korporata amerikane e menaxhimit të investimeve shumëkombëshe, BlackRock, me 84 miliardë dollarë. Të dy kompanitë përbëjnë 17 për qind të investimeve institucionale në industrinë globale të qymyrit.

Investitorët japonezë radhiten të dytët për nga lartësia e investimeve institucionale në industrinë e qymyrit me zotërim prej 81 miliardë dollarë ndërsa të tretët radhiten investitorët në Britaninë e Madhe me 47 miliardë dollarë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.