Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 26 shkurt/ATSH/ Numri në rritje i rasteve ditore me COVID rrjedhimisht ka ndikuar që edhe rastet aktive me koronavirus të shtohen në krahasim me ditët e kaluara. Tashmë Kosova numëron 7145 raste aktive.

Të dhënat e prezantuara gjatë së enjtes konfirmuan edhe 437 raste të reja pozitive si dhe 5 raste të vdekjes, përfshirë edhe një 30-vjeçar nga Obiliqi.

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste.

Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë treguar se kur do të mbërrijnë dozat e para të vaksinës anti-COVID në vend, ndërsa Kosova tashmë është bërë i vetmi vend në Ballkan që nuk ka asnjë dozë të vetme. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.