IZRAEL – Netanyahu: Sanksionet do ta pengojnë Iranin të posedojë armë bërthamore

JERUZALEM, 26 shkurt /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se vetëm një kërcënim i besueshëm ushtarak dhe sanksionet e ashpra do ta ngadalësonin ose pengonin Iranin të posedonte armë bërthamore. 

Në një program në televizionin izraelit Kanal 13, Netanyahu bëri vlerësime lidhur me rendin e ditës, kryesisht deklarata për marrëveshjen bërthamore të Iranit me SHBA-në.

“Qëllimi më i rëndësishëm i Iranit është të eliminojë Izraelin”, pretendoi Netanyahu, duke theksuar se do të bëjë çdo gjë që mundet për të parandaluar që Teherani të posedonte armë bërthamore.

Pyetjes a përfshihet përdorimi i forcës ushtarake në këtë rast, kryeministri Netanyahu iu përgjigj se përfshihet çdo gjë që është e nevojshme për të parandaluar që Irani të arrijë të ketë armë bërthamore.

“Gjërat që do ta ngadalësojnë ose pengojnë Iranin në arritjen e armës bërthamore janë vetëm një kërcënim i besueshëm ushtarak dhe sanksionet e ashpra”, shtoi Netanyahu duke pretenduar se është e gabuar mbështetja vetëm tek marrëveshjet.

Duke deklaruar se sanksionet kundër Iranit janë kryesisht të varura në masë të madhe nga presidenti amerikan, Joe Biden, Netanyahu vuri në dukje se Izraeli do të vazhdojë të jetë gjithmonë një “kërcënim i besueshëm ushtarak”.

Ndërkohë, Netanyahu ka tërhequr vëmendjen me përgjigjen se i besoj vetes sime ndaj pyetjes nëse i beson apo jo Biden kur bëhet fjalë për marrëveshjen bërthamore me Iranin./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.