COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1001 të vaksinuar, 3689 testime, 849 të shëruar, 916 raste të reja dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë.

Ministria informon po ashtu se gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antikovid.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnjë, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamzë, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Përrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

“Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të”, apelon Ministria.

Statistika (26 shkurt 2021)
Raste të reja ditore      916
Të shëruar në 24 orë    849
Të shtruar në spitale      625
Humbje jete në 24 orë  20
Testime ditore              3689
Testime totale          459,023
Raste pozitive          105,229
Raste të shëruara      68,007
Raste aktive              35,466
Humbje jete              1,756
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    22643
Fier        2651
Durrës    1673
Vlorë      1791
Shkodër  1363
Gjirokastër 1028
Berat        957
Korçë      903
Elbasan    887
Lezhë      846
Dibër      371
Kukës    353
/a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.