BRUKSEL – Von der Leyen: BE-ja të forcojë aftësitë e saj ushtarake

BRUKSEL, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian duhet të jetë në lartësinë e misioneve në të cilat është thirrur të marrë pjesë pa mbështetjen e NATO-s, prandaj ne duhet të vazhdojmë të forcojmë aftësitë ushtarake europiane, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në fund të një samiti të BE-së me NATO-n.

”Bashkëpunimi i shkëlqyer me NATO-n mbetet një përparësi për Bashkimin Europian”, shtoi ajo.

”Shtetet anëtare duhet t’i japin fund copëtimit aktual dhe të kapaciteteve ushtarake dhe për të përmbushur sfidat së bashku”, theksoi von der Leyen, duke kujtuar rëndësinë të Programit të Përbashkët Europian të Mbrojtjes (PESCO).

Këtë javë BE nisi tre projekte në lidhje me komunikimin dhe menaxhimin e trafikut hapësinor./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.