U dëmtua nga reshjet në janar/ FA-të ndërtojnë urën në fshatin Brret të Krujës

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Forcat e Armatosura po ndërtojnë urën në fshatin Brret të bashkisë Krujë, e cila u shemb si pasojë e reshjeve të dendura në janar.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se brenda pak ditësh kjo urë do të jetë sërish në këmbë.

Ura e cila po ndërtohet nga FA është 21 metra e gjatë dhe me peshëmbajtje deri në 40 tonë.

Me përfundimin e saj, do të lehtësohet ndjeshëm lëvizja e banorëve të fshatrave Picërragë dhe Brret në Krujë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.