Rritje rekord e kërkesës globale për gaz

ANKARA, 25 shkurt /ATSH-AA/ – Kërkesa për gaz natyror do të rritet me 50%, duke arritur në 5,920 miliardë metra kub deri në vitin 2050, duke u zgjeruar posaçërisht në tregjet e Azisë-Paqësorit, Amerikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, njoftoi Forumi i Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF) “Global Gaz Outlook 2050”.

GECF, një organizatë ndërqeveritare e 11 prodhuesve kryesorë të gazit natyror në botë, raportoi se gazi natyror dhe burimet e rinovueshme do të përbëjnë 60% të furnizimit me energji elektrike, duke ndryshuar kombinimin global të gjenerimit të energjisë deri në vitin 2050.

“Gazi natyror do të kapërcejë qymyrin në vitin 2025 dhe do të bëhet burimi më i madh global i energjisë primare deri në vitin 2047 ndërsa nafta do të përfshihet deri rreth vitit 2040 dhe më pas do të fillojë rënia e saj e pakthyeshme”, theksoi organizata.

Raporti tregon se pjesa e burimeve të rinovueshme në përzierjet globale të energjisë rritet nga 2% në vitin 2019 në 10% në vitin 2050.

Sipas raportit, pjesa e gazit të lëngshëm natyror (LNG) të tregtuar do të rritet me rreth 48% të të gjithë gazit të tregtuar në vitin 2030 dhe 56% në vitin 2050.

“Ky burim i mjaftueshëm, fleksibël dhe i pastër i energjisë do të shtrihet në mënyrë specifike në të gjithë Azinë-Paqësorin, Amerikën e Veriut dhe tregjet e Lindjes së Mesme, të cilat do të jenë shkaktare për më shumë se 75% të rritjes totale të kërkesës për gaz deri në vitin 2050. Rajoni i Azisë-Paqësorit do të bëhet konsumatori më i madh i gazit”, thuhet në deklaratë.

Raporti tregon se çmimet e ulëta të gazit kanë inkurajuar një numër vendesh të vazhdojnë me reformat për të mbështetur kërkesën më të madhe të gazit.

Më tej theksohet se pandemia inkurajoi përdorimin e karburanteve më të pastra.

“Për më tepër, masat kufizuese antiCOVID-19 kanë rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e politikave nga ajri i pastër, duke stimuluar përdorimin më të madh të gazit dhe largimin nga qymyri dhe nafta”, tha organizata./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.