Kur mashtron edhe për… shtatzëninë!

LONDËR, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Një grua në Skoci, e cila falsifikoi shtatzëninë për muaj me radhë, u dënua me 150 orë shërbim në komunitet, vendosi një gjykatë në qytetin qendror të Perthit.

36-vjeçarja mashtroi me një shtatzëni, madje arriti deri atje sa t’i dërgonte nënës së saj një imazh, të realizuar me anë të ultratingujve, të një foshnjeje.

Më pas, 36-vjeçarja pretendoi në gjykatë se e kishte humbur aksidentalisht fëmijën./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.