Kaskada e Drinit/ KESH: Prurjet u ulën në 380 m3/s gjatë 24 orëve, prodhimi ditor mbi 23 mijë MWh

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot në mesditë se prurjet në kaskadën e lumit Drin janë ulur në 380 m3/s, kundrejt nivelit 400 m3/s që ishte një ditë më parë dhe prodhimi ditor i energjisë elektrike arriti në mbi 23 mijë MWh.

Sipas KESH-it, shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: Hec Fierzë – 290 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat, Hec Koman – 580 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat dhe në Hec Vau Dejës – 440 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

KESH informon se nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:  Hec Fierzë 293.90 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); Hec Koman 173.13 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd) dhe Hec Vau i Dejës 74.40 mmnd (kuota max. 76 mund).

Sa i përket prodhimi ditor në të tre Hec-et, KESH informon se në Hec Fierzë është 9000 MWh, në Hec Koman, 10000 MWh dhe në Hec Vau Dejës, 4512 MWh.

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin, njofton KESH. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.