ATHINË, 25 shkurt /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi sot 1 784 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 10 u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Infektimet e konfirmuara, që nga fillimi i pandemisë, janë gjithsej 186 469.
Në shtatë ditët e fundit, 63 raste të konfirmuara kanë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2 600 me rastet e konfirmuara tashmë.
Aktualisht, një total prej 367 pacientësh janë në ventilator në të gjithë vendin.
EODY konfirmoi, gjithashtu, edhe 39 viktima shtesë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 6 410.
Mosha mesatare e infektimeve të reja është 44, ndërsa mosha mesatare e viktimave është 79./ /ervo/