FOTOGALERI/ Së shpejti, lajme të mira nga fronti i luftës për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “së shpejti do të ketë lajme të mira nga fronti i luftës për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave”.

Kryeministri ndau disa foto nga procesi i vaksinimit antikovid të bluzave të bardha në Berat.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1031 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 10,135 vaksinime.

Aktualisht, Shqipëria ka marrë doza të vaksinës “Pfizer”, ndërkohë që përmes COVAX, pret dozat e vaksinës së “AstraZeneca”.

Lidhur me planin e vaksinimit, qeveria synon që të zbatojë skenarin më ambicioz, që është vaksinimi i të gjithë kategorive dhe i të gjitha moshave që përfshihen në planin e vaksinimit brenda 14 muajsh.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.