FOTO- Rindërtimi në Durrës/ Drejt përfundimit shkolla “Qemal Mici”, kushte optimale për 800 nxënës

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Shkolla “Qemal Mici” në Durrës do të hapë së shpejti dyert për 800 nxënës, me kushte e standarde bashkëkohore.

E dëmtuar rëndë nga tërmeti, kjo shkollë u përfshi në programin e rindërtimit, duke u ndërtuar me kushte optimale.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ndau sot pamje nga kjo shkollë me 28 klasa dhe 6 laboratorë.

“Drejt përfundimit edhe shkolla “Qemal Mici” në Durrës. E rindërtuar për të akomoduar mbi 800 nxënës, me 28 klasa, 6 laboratorë dhe kushte optimale si të gjitha shkollat e rilindura pas tërmetit”, tha Ahmetaj.

Në kuadër të programit të rindërtimit, 143 shkolla të reja me standarde europiane, do të jenë gati brenda vitit 2021.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.