FINLANDË – Ashpërsohen kufizimet për frenimin e rritjes së rasteve me COVID-19

HELSINKI, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Finlanda do të ashpërsojë në mënyrë drastike masat e saj antiCOVID-19 duke filluar nga 8 marsi, njoftoi sot qeveria.

Autoritetet parashikojnë gjithashtu një rikthim të mësimit në distancë për shkollat e mesme si dhe një ndalim të grumbullimeve me më shumë se gjashtë persona në zonat më të prekura.

“Nëse ne vonohemi më shumë, situata do të bëhet më keq dhe do të jetë shumë vonë për të ndaluar progresin e sëmundjes”, theksoi kryeministrja Sanna Marin në një konferencë shtypi.

Vendi nordik ka shfaqur bilancet më të mira në Europë përballë koronavirusit, por ka regjistruar një rritje të numrit të rasteve këto ditët e fundit, nën efektin e variantit britanik në mënyrë të veçantë.

Pas një gjysmë kufizimi një vit më parë, kufizimet ishin hequr gradualisht në fund të pranverës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.