FAA nën presion mbi certifikimin e gabuar të Boeing 737 Max

UASHINGTON, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Një raport i Departamentit të Transportit të SHBA-së, pas dy aksidenteve të rënda me viktima të avionëve tip Boeing 737 Max, bëri thirrje për përmirësime në mbikëqyrjen e Autoritetit Federal të Aviacionit (FAA) të avionëve të rinj.

Një total prej 346 personash vdiqën në dy aksidente që përfshinin Boeing 737 Max, një në Indonezi në tetor 2018 dhe një tjetër në Etiopi në mars 2019.

Avionët u ndaluan në të gjithë botën dhe u certifikuan të fluturonin përsëri nëntorin e kaluar.

Shkaku kryesor i aksidenteve u konsiderua të ishte softueri i gabuar i kontrollit që gabimisht i rrëzoi avionët. Pilotët nuk ishin në gjendje të aplikonin pilotimin automatik.

Raporti theksoi ”se pavarësisht reformave, Departamenti i Transportit ende sheh dobësi në procesin e miratimit të FAA” dhe kërkoi ”më shumë mbikëqyrje nga prodhuesit”.

Sipas raportit, udhëzuesi i certifikimit FAA nuk adreson në mënyrë adekuate integrimin e teknologjive të reja në modelet ekzistuese të avionëve. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.