Durrës/ Gati kopshti i rindërtuar “Met Hasa”, çel dyert pas një muaji për 150 fëmijë

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Bashkia e Durrësit njofton se pas një pune intensive është gati një kopsht i rindërtuar në qytetin bregdetar, që pritet të hapë dyert për 150 vogëlushë pas një muaji.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi punimet në kopshtin “Met Hasa” i cili u dëmtua në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti.

Tashmë ky kopsht po rindërtohet më i fortë dhe më i bukur se më parë. Nga një kopsht pa drekë dhe me 120 fëmijë ky kopsht në fund të punimeve do të jetë me drekë dhe me 150 fëmijë që do të qëndrojnë në një godinë me standarde të larta sigurie, në ambiente moderne dhe me kushte të njëjta me ato të kopshteve europiane.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.