COVID-19 – Vaksina e Modernas kundër variantit afrikano-jugor gati për prova klinike

UASHINGTON, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Kompania amerikane biotechnologie Moderna njoftoi sot se një version i modifikuar i vaksinës së saj, e zhvilluar specifikisht kundër variantit afrikano-jugor, është gati për t’u testuar tek njerëzit në kuadër të provave klinike.

“Moderna ka dërguar doza të vaksinës së saj kandidate, specifike kundër variantit (…) tashmë të identifikuar në Afrikën e Jugut tek NIH (Instituti Kombëtar amerikan i Shëndetësisë) për një studim klinik”, theksoi kompania në një komunikatë.

Varianti afrikano-jugor është konsideruar nga shkencëtarët si një prej më shqetësuesve sepse ai ka treguar që mund të kundërshtojë pjesërisht mbrojtjen imunitare të zhvilluar pas infektimit nga virusi ose pas injektimit të një vaksine.

Në janar, Morderna njoftoi se kishte vërejtur një reduktim të efikasitetit të vaksinës së saj kundër këtij varianti, edhe pse niveli i efikasitetit mbetet i lartë. Kompania vendosi më pas të fillojë zhvillimin e një formule të re.

Moderna ka njoftuar përveç të tjerave se kishte zbuluar parashikimet e saj të prodhimit të dozave për vitin 2021 nga 600 milionë në 700 milionë.

Kompania theksoi gjithashtu se kishte investuar për të mundësuar prodhimin e 1,4 miliardë dozave në 2022./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.