COVID-19 – OBSH: Mbi 850 000 vdekje në të gjithë Europën

GJENEVË, 25 shkurt /ATSH-AA/ – Më shumë se 850 000 persona kanë vdekur në të gjithë Europën për shkak të COVID-19, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ndërsa rastet kanë rënë gjatë muajit të kaluar, shifra është 10 herë më e lartë nga sa ishte në maj të vitit të kaluar”, vuri në dukje kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

“Deri më sot, i gjithë rajoni europian ka raportuar gati 38 milionë raste të COVID-19”, shtoi ai në një konferencë virtuale për shtyp.

Kluge, gjithashtu, shprehu shqetësimin për disa nga efektet afatgjata të virusit, si lodhje, mjegullim i trurit dhe çrregullime kardiake dhe neurologjike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.