COVID-19 – Biden zgjat urgjencën kombëtare, Kalifornia kalon pragun e 50 000 viktimave

KALIFORNI, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden zgjati urgjencën kombëtare për shkak të Covid-19.

“Covid 19 vazhdon të shkaktojë rreziqe të konsiderueshme të shëndetit publik dhe për sigurinë e vendit”, deklaroi Biden.

”Për këtë arsye, urgjenca kombëtare e filluar më 1 mars, 2020, duhet vazhdojë të mbetet në fuqi edhe pas 1 marsit 2021″, theksoi ai.

Kalifornia kaloi pragun e 50 000 të vdekurve, duke u bërë shteti i parë i SHBA me kaq viktima.

Pragu vjen si një variant i virusit të gjurmuar në Kaliforni gjatë dimrit, i cili po përhapet me shpejtësi dhe tani përbën 50% të infeksioneve në 44 qarqet./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.