LOZANE, 25 shkurt /ATSH-AA/ – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) njoftoi se qyteti australian i Brisbane është zgjedhur “partner i preferuar” për pritjen e Lojërave Olimpike në vitin 2032.
Kreu i IOC, Thomas Bach pas mbledhjes së Bordit të drejtuesve nëpërmjet video-konferencës deklaroi se Komisioni i cili vlerëson kandidatët që kanë shprehur dëshirën për organizimin e Lojërave Olimpike 2032 ka rekomanduar qytetin Brisbane.
Bach tha se ”bordi i drejtuesve unanimisht ka aprovuar rekomandimin duke njoftuar se do të fillojnë bisedimet e nivelit të lartë me Komitetin Olimpik të Australisë”.
Në rast se nga këto takime del rezultat pozitiv, kandidatura e Brisbane do të votohet nga anëtarët e Komisionit në seancën e IOC-së.
Përveç Australisë për organizimin e Olimpiadës 2032 interes kishin shprehur edhe Indonezia, Hungaria, Kina, Katari dhe Gjermania. /os/