Varianti britanik i COVID-19 qëndron më gjatë në trup

UASHINGTON, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Varianti britanik i virusit Sars-CoV-2 mund të ketë një transmetueshmëri më të lartë se të tjerët, sepse ky variant qëndron në trup për më gjatë, duke bërë që një pacient të jetë infektues për më gjatë, sugjeron një studim paraprak, ende i pabotuar, nga Universiteti i Harvardit, sipas të cilit karantina aktuale 10-ditore nuk do të ishte më e mjaftueshme për të kufizuar virusin.

Analiza u krye në 65 lojtarë të NBA-së të infektuar me COVID-19, të cilët u testuan çdo ditë gjatë periudhës së izolimit të verës së kaluar.

Midis këtyre, u identifikuan shtatë raste të variantit britanik.

“Për individët e prekur nga varianti, kohëzgjatja mesatare e fazës së përhapjes së virusit ishte 5,3 ditë, ajo e fazës së eliminimit tetë ditë dhe kohëzgjatja mesatare totale e infeksionit ishte 13 ditë”, thanë studiuesit

“Kurse te ata që nuk ishin të infektuar me këtë variant faza e përhapjes ishte 2 ditë, pastrimi 6,2 dhe një kohëzgjatje mesatare prej 8,2 ditë”, krahason studimi.

Sipas ekspertëve, nëse konfirmohet, të dhënat sugjerojnë zgjatjen e karantinës aktuale 10-ditore pas shfaqjes së simptomave, për të shmangur në mënyrë efikase infektimet dytësore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.