UASHINGTON – Blinken: SHBA pretendon një vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

GJENEVË, 24 shkurt /ATSH-AFP/ – SHBA-ja pretendon një vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, njoftoi sot kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, duke shënuar braktisjen e politikës së karrikes së boshatisur në vitet e presidencës Trump. 

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që SHBA-ja do të kërkojë një vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për mandatin 2022-2024”, theksoi Blinken para CDH-së.

“Ne kërkojmë me përulësi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për dëshirën tonë për t’u ulur përsëri në këtë institucion” , nënvizoi Blinken, gjatë një ndërhyrjeje në një video-konferencë para CDH-së./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.