Rindërtimi në bashkinë Vorë/ Mbi 5 milionë lekë për rikonstruksionin e njësive individuale të banimit dhe pallateve

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkinë Vorë.

Kështu qeveria vendosi përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 5 350 000 (pesë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në Bashkinë Vorë.

Sipas vendimit efekti financiar do të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, dhe t’i transferohet Bashkisë Vorë në formën e transfertës së pakushtëzuar. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.