Loti II i Unazës së Madhe, IKMT prish 7 objekte

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka prishur sot 7 objekte, pjesë e lotit II të Unazës së Madhe.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në operacionet në gjurmën e Unazës së Madhe në Tiranë. Në segmentin pallati me shigjeta-sheshi “Shqiponja”, në Lotin II, do të prishen 7 objekte 1 dhe 2-katëshe, të shpronësuar”, bëhet e ditur në njoftimin e IKMT-së.

Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës, janë prishur mbi 150 objekte të madhësive të ndryshme. Ndërtimi i kësaj vepre infrastrukturore, pritet të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave përreth.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.