KARAKAS – Venezuela përjashton ambasadoren e BE-së

KARAKAS, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qeveria e Venezuelës e shpalli sot “persona non grata” ambasadoren e Bashkimit Europian, Isabel Brilhante Pedrosa, duke i dhënë asaj 72 orë për t’u larguar nga vendi.

Vendimi i qeverisë venezuelane iu komunikua diplomates nëpërmjet një letre të dorëzuar nga ninistri i Jashtëm Jorge Arreaza.

Pak më herët, Asambleja Kombëtare i kërkoi qeverisë së presidentit Nicolás Maduro përjashtimin e përfaqësueses së BE-së në vend, në përgjigje të sanksioneve të vendosura të hënën nga Brukseli kundër 19 zyrtarëve venezuelanë.

Parlamentarët i kërkuan ekzekutivit që ta deklarojë Brilhante-n “persona non grata” dhe rekomanduan mbylljen e zyrës së BE-së në Karakas./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.