ITALI – 16 424 raste dhe 318 viktima nga COVID-19

ROMË, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Janë 16 424 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, nga 13 314 që ishin dje, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë 318.

Rastet e përgjithshme, që nga fillimi i epidemisë, janë 2 848 564, kurse vdekjet 96 666.

Aktualisht, janë 2 157 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv, me një rritje prej 11 njësish në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Rritje rekord të rasteve ka pasur veçanërisht në Brescia, që kanë kaluar nga 506 raste dje në 901 sot, duke e bërë atë provincën më të prekur në Lombardi, me pothuajse një të tretën e rasteve në rajon./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.