COVID-19 – OBSH: Rënia e rasteve të reja po ngadalësohet

VJENE, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Numri global i rasteve të reja Covid-19 ra me 11% në 2,4 milion javën e kaluar, një normë më e ulët se katër javët e mëparshme, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Rënia nga java në javë është ngadalësuar ndjeshëm në Europë, Afrikë dhe rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa numrat javorë u rritën në Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme.

Amerika ishte rajoni i vetëm në botë ku rastet vazhduan të bien me ritëm dyshifror.

OBSH nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë zhvillim.

Raporti vë në dukje, megjithatë, se variante të koronavirusit që besohet të jenë më infektive gjenden në një numër në rritje të vendeve.

Varianti që u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe tani është raportuar nga 101 vende, varianti i Afrikës së Jugut është raportuar nga 51 vende dhe i ashtuquajturi variant brazilian nga 28 vende. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.