Princi Philip nën vëzhgim spitalor

LONDËR, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Princi britanik William deklaroi se gjyshi i tij, princi Philip, është mirë, por mbetet nën vëzhgim në një spital të Londrës.

Philip, i cili është i martuar me mbretëreshën Elizabeth II, u shtrua në spital pasi u ndje keq për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar.

Pallati Buckingham ka konfirmuar se sëmundja nuk është e lidhur me koronavirusin.

Si ai, ashtu edhe mbretëresha morën dozën e parë të vaksinës së virusit më 9 janar.

Gjatë një vizite në një qendër vaksinimi, princi William u dha gazetarëve një përditësim mbi gjendjen e gjyshit të tij, duke thënë “po, ai është mirë, ata po e mbajnë nën kontroll”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.