“Nuk ndalemi nga asgjë”/ Braçe tregon investimin në nënstacionit e ri të Karavastasë

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Nënstacioni i ri elektrik në Karavasta tashmë ofron siguri e garanci për hidrovorin, banorët dhe sipërmarrjet.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto ku tregohet ndryshimi që ka pësuar ky nënstacion, duke theksuar se në 2013, 12 kilometra linjë furnizimi nga Mertishi në Adriatik, sapo ishin vjedhur në 10 metra lartësi.

“Në punë pa pushim për njerëzit. Nënstacioni i ri i Karavastasë, në Hidrovor! Investim, ndryshim, automatizim, siguri e garanci për hidrovorin, banorët, sipërmarrjet!Mos harroni; Në 2013 kur erdhëm, 12 kilometra linjë furnizimi nga Mertishi në Adriatik, sapo ishin vjedhur në 10 metra lartësi!” – shprehet Braçe.

“Ribëmë linjën, garantuam dy burime, ribëmë nënstacionin. Si ka qenë e keni në foton e fundit, shiheni e mos harroni, si u bë është në çdo foto. Dua të falenderoj ministren Belinda Balluku për gjithë mbështetjen për këtë zonë, banorët e sipërmarrjen këtu; garancinë e shtuar për hidrovorin kundër përmbytjeve”, – shton zv.kryeministri.

Gjithashtu Braçe ka falenderuar çdo punëtorë dhe bën të ditur se investimi tjetër do kryhet në nënstacionin e Bishtcikasit.

“Faleminderit drejtorit të OSHEE, Çela, drejtorit të nënstacioneve Kupi, drejtorit të Fierit, Bilero e drejtorit të Lushnjës, Haxhiu. Faleminderit çdo punëtori e operatori në nënstacion, mirënjohës. Aaaaa po; radha është në nënstacionin e Bishtcikasit, atë po bëjmë sot! Më duhet ta përsëris: Puna vlen, veprat mbeten! Nuk ndalemi nga asgjë!” – përfundon Braçe.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.