Kryemadhi takim në Baldushk: Shpopullimi, problem kryesor

TIRANË, 23 shkurt /ATSH – I. Vata/ “Një nga pikat më të rëndësishme të programit tonë, përfshirja e të rinjve, sfidë që të mos largohen nga Shqipëria”, tha sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim të zhvilluar në Baldushk

“Ajo që ne kërkojmë dhe që e kemi si sfidë kryesore është që të rinjtë dhe të rejat të mos na largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë këtu. Sepse, ashtu siç kemi Gëzimin infermier dhe do të na iki në Gjermani dhe i them: ‘Aman mos ik!’, një nga problemet tona kryesore është shpopullimi. Në qoftë se ne do ta na ikin të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria, gjithë kjo mrekulli, gjithë ky vend i bukur do zhuritet, për shkak se nuk do të ketë se si do të jetohet.  Ne jemi shumë të qartë në strategjinë tonë. Ne kemi pesë prioritete, të cilat janë të panegociueshme, pesë prioritete që janë shumë të thjeshta, që rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit. Përveç se rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit, krijojnë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, krijojnë mundësi rritjesh pagash për prindërit tuaj, për ju, apo edhe për rritje pensionesh”, tha ajo.

Po ashtu, Kryemadhi duke folur për programin e LSI-së për arsimin tha se, “buxheti i arsimit po ashtu që është një pjesë shumë e rëndësishme, ku pjesa për arsimin është më kryesorja, sepse duke pasur një arsim cilësor, ne kemi mundësinë për tu rritur dhe për të konkurruar në tregun e punës, jo vetëm në Ballkan dhe rajon, por edhe më gjerë. Por nga ana tjetër ne kërkojmë edhe krijimin e infrastrukturës së zhvillimit të një shoqërie, të cilën ne aspirojmë për të qenë të barabartë si gjithë qytetarët e tjerë të Bashkimit Evropian”.

“Ne sot kemi filluar javën e bujqësisë, sepse një nga problemet që ka sot Shqipëria është bujqësia. 80 % e pagave të shqiptarëve shkojnë për ushqim, ku ne ushqehemi me më pak se 30 % të asaj që konsumojnë shqiptarët nuk vjen nga prodhimi vendas, por vjen i importuar, duke krijuar deficite shumë të mëdha, dhe mos zhvillim te fermerët shqiptarë. Ajo që ne kërkojmë është të krijojmë barriera për ushqimet e importit dhe më shumë hapësira dhe zhvillim për prodhimet vendase”, tha ajo.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.