Borxhi publik i Shqipërisë është ulur me 14 miliardë lekë nga viti 2013

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Borxhi publik i Shqipërisë ka ndjekur trajektoren e rënies që prej vitit 2013.

Kryeministri Edi Rama ka pyetur në rrjetin social Instagram ndjekësit e tij se, “Sa është ulur borxhi publik prej vitit 2013, 14 miliardë lekë apo 60 miliardë lekë?”

Teksa përgjigja e saktë e pyetjes ka qenë 14 miliardë lekë.

Borxhi publik i Shqipërisë është ulur me 14 miliardë lekë nga viti 2013, duke shkuar në 46 miliardë lekë në vitin 2021.

“Nga 60 miliardë lekë që ka qenë në vitin 2013, borxhi publik është ulur në 46 miliardë lekë në vitin 2021”, ka theksuar Rama.

Më herët, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se borxhi i rritur për arsye objektive nuk është i rrezikshëm, ndërsa ka theksuar se falë investimeve në vend do të ketë ndikim pozitiv në ekonomi.

“Ajo që ka shumë peshë në gjykimin për borxhin, është risku i financimit të borxhit. Nëse risku i financimit është i lartë, atëherë borxhi është i lartë. Borxhi i rritur për arsye objektive nuk është i rrezikshëm. Thuajse është dyfishuar sasia që nga ky borxh investohet për njerëzit, do të ndikojë shumë në rritjen ekonomike dhe në shëndetin e ekonomisë”, ka deklaruar Rama.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.