Basha: Për 8 vjet, Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha

TIRANË, 23 shkurt /ATSH – I. Vata/ “Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Përmes një videoje, Basha sjell fjalët e Kryeministrit Edi Rama i cili shprehet: “E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr”.

Kryetari i PD-së shprehet se: “Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP”.

“Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë”, shprehet Basha.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.