Rritja e pagës minimale/ 30 sekonda aritmetike demokratike me Mister Bean Berisha-Basha

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje ironizoi sot premtimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me rritjen e pagës minimale në vend.

“Be-Be-Ba…. 30 sekonda aritmetike demokratike me Mister Bean Berisha-Basha”, tha Rama.

Përmes videos sillen në vëmendje premtimet e Berishës dhe Bashës nga vitit 2013 e në vijimësi, për rritjen e pagës minimale.

Fillimisht Sali Berisha premtoi rritje të rrogës minimale në 350 dollarë.

Ndërkohë në vijimësi, Basha ka deklaruar: “premtimi ynë është që paga minimale të shkojë rreth 32 mijë lekë”.

Në një tjetër deklaratë ai shprehet për: “…rritjen e pagës minimale në nivelin e 300 euro dhe 4 vitet e para në nivelin e 400 eurove për gjithë punëmarrësit shqiptarë”.

Më tej në një tjetër deklaratë Basha është angazhuar “të rrisë pagën minimale dhe ta çojë atë në 36 mijë lekë të reja në muaj. Nuk kam ndërmend të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra. Koha e matrapazëve politikë që shesin shpresa boshe për të blerë pushtet për vete ka mbaruar”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.