TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 8190 dozat e vaksinës antikovid të siguruara nga marrëveshja e drejtpërdrejtë e qeverisë shqiptare me kompaninë “Pfizer”.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në momentin e mbërritjes së vaksinave në aeroportin “Nënë Tereza”, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.
Ministrja Manastirliu e informoi Kryeministrin se, “me mbërritjen e kësaj sasie, nga nesër intensifikojmë vaksinimet për të mbyllur për gjatë kësaj jave vaksinimin e stafit mjekësor”.
“Këtë javë nisim procesin e vaksinimit në Kukës, Korçë dhe Berat”, – tha ministrja.
/r.e/