JERUZALEM – Marrëveshje Izrael-Egjipt për ndërtimin e një gazjellësi

JERUZALEM, 22 shkurt /ATSH-AFP/ – Izraeli dhe Egjipti ranë dakord për ndërtimin e një gazsjellësi të ri mes zonës të Leviathan, në Mesdheun Lindor dhe Egjiptit, për të rritur livrimet e gazit natyror drejt Europës, theksuan burime izraelite.

Kjo marrëveshje u njoftua me rastin e vizitës në Jeruzalem të ministrit egjiptian të Naftës dhe Burimeve Minerare, Tarek El-Molla, gjatë të cilës ai u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, kreun e diplomacisë, Gabi Ashkenazi dhe homologun, Yuval Steinitz.

“Këto takime kanë për qëllim riforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve përsa i përket energjisë dhe në mënyrë të veçantë përsa i përket gazit natyror”, theksoi ministri egjiptian në në deklaratë të përbashkët.

Ministrat Molla dhe Steinitz kanë rënë dakord për ndërtimin e një gazjellësi në det që lidh fushat e gazit të Leviathan me objektet e gazit në Egjipt”, theksuan burimet izraelite të njohura me negociatat./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.