AUSTRALI – Gjigantët e teknologjisë prezantojnë një kod për luftën kundër dezinformimit

SIDNEI, 22 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjigantët ndërkombëtarë të teknologjisë të pranishëm në Australi zbuluan sot, me kërkesë të qeverisë, një kod më të mirë që synon të zvogëlojë përhapjen e informacionit të rremë në internet.

Grupi i presionit DIGI, që përfshin Facebook, Google, Twitter, Microsoft, TikTok dhe Redbubble, u angazhua të marrë një seri masash, veçanërisht për të sinjalizuar përmbajtjet e rreme në platformat e tyre dhe për t’i  dhënë prioritet burimeve më të besueshme të informacionit.

Ata pranuan gjithashtu të pezullojnë ose çaktivizojnë llogaritë e rreme dhe llogaritë e dyshuara duke përfshirë këtu programet informatike të automatizuara.

Këto masa, të cilat kodifikojnë kryesisht praktikat ekzistuese, do të synonin gjithashtu reklamat e paguara dhe përmbajtjet e shpëndara nga përdoruesit.

“Të gjithë nënshkruesit zotohen të marrin masa për të mbrojtur australianët nga dezinformimi në internet dhe për të miratuar hapa të tjerë të shkallëzuar për të zvogëluar përhapjen dhe shikimin e tij”, theksoi grupi gjatë publikimit të këtij kodi prej 29 faqesh.

Ai u hartua në kuadër të një hetimi qeveritar për rolin e platformave në internet në shpërndarjen e informacionit të rremë ose dezinformimit.

“Informacionet e rreme mund të shkaktojnë probleme të rënda tek individët dhe shoqëria”, theksoi Autoriteti qeveritar i ngarkuar me individët dhe shoqërinë”, theksoi Autoriteti qeveritar i ngarkuar me komunikacionin dhe median (ACMA), i ngarkuar për mbikëqyrjen e këtij kodi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.