POLONI – Niedzielski: Ashpërsim të masave kufitare antiCOVID-19 me Republikën Çeke dhe Sllovakinë

PRAGË, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Polonia mund të vendosë rregulla më të rrepta hyrëse në pikat e saj kufitare me Republikën Çeke dhe Sllovakinë, ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet.

“Kufijtë do të jenë të hapur për personat në gjendje të tregojnë një rezultat negativ të testit COVID-19, megjithëse situata mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si zhvillohen infektimet”, tha ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

Niedzielski shtoi, gjithashtu, se priste që vala aktuale e virusit të arrijë kulmin në mars ose prill.

Tani Polonia kërkon që udhëtarët, të cilët hyjnë në vend me autobus ose tren, të kalojnë 10 ditë në karantinë, një rregullore që përjashton udhëtarët individualë dhe personat që lëvizin përtej kufijve.

Nga masat përjashtohet, gjithashtu, kushdo me një rezultat negativ të testit më të fundit COVID-19 ose që mund të provojë se është vaksinuar.

Sipas agjensisë së lajmeve PAP, një vendim për këtë do të merret javën e ardhshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.