COVID-19 – Më shumë se 200 milionë doza të vaksinës të administruara në botë

FRANCË, 20 shkurt /ATSH-AFP/ – Më shumë se 200 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 janë administruar në të paktën 107 vende dhe territore, sipas të dhënave nga burime zyrtare.

Rreth 45% e injektimeve të vaksinave janë realizuar në vendet e pasura të G7-s, anëtarët e të cilës u angazhuan dje për një shpërndarje më të mirë të dazave me vendet e varfëra.

Këto shtatë vende përbëjnë vetëm 10% të popullsisë botërore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.