SHBA – FMN: Inflacioni i lartë për shkak të paketës stimuluese, ide e tepruar

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Frika e një inflacioni jashtë kontrollit në SHBA, i shkaktuar nga triliona dollarë në planin e ndihmës që presidenti Joe Biden dëshiron të kalojë, janë të tepruara, sipas kryeekonomistes së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Gita Gopinath.

“Përvoja e katër dekadave të fundit e bën të pamundur, madje edhe me paketën e propozuar të buxhetit, që SHBA-ja të përjetojnë presione të përshkallëzuara të çmimeve që do ta shtyjnë vazhdimisht inflacionin deri edhe mbi objektivin prej 2% të FED”, tha Gopinath në një postim në blog.

Në vitin 2020, inflacioni ishte 1,3% në SHBA, sipas indeksit PCE të përdorur nga FED.

Banka Qendrore Amerikane po synon inflacionin vjetor 2%, por tani është e përgatitur të tolerojë çmime më të larta për një periudhë, përpara se të rrisë normat siç do të bënte zakonisht.

FMN, kohët e fundit llogariti edhe se paketa stimuluese, ekuivalente me 9% të PBB-së, mund të rrisë PBB-në e SHBA me 5 deri në 6% për tre vjet./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.