Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën/ Ish-kryeprokurori Llalla do të gjykohet nga GJKKO

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, që kërkoi që çështja ndaj tij të gjykohej nga Gjykata e Tiranës.

Ish-kryeprokurori Llalla kërkoi nga Gjykata e Lartë që çështja e tij të vlerësohet nga Gjykata e Tiranës, por kjo kërkesë është rrëzuar. Tashmë shqyrtimi i dosjes ndaj ish-kryeprokurorit Llalla do të kryhet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit. Vendimi u mor pas një kërkese të SPAK, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit antimafia. Llalla është marrë i pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie, dhe tani e tutje do të hetohet nga GJKKO. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.